Tirana Summit Adventure është një event i veçantë që synon të zgjojë shpirtin e aventurës ndërkohë që njerëzit bëhen më të afërt me natyrën dhe njëri-tjetrin.
Ky event është konceptuar si një mundësi networku, ku më shumë se 500 pjesëmarrës nga kompani dhe organizata të ndryshme do të shijojnë muzikën, ushqimin, lojërat, yogan dhe shumë aktivitete të tjera të ndërtuara për të forcuar ekipin, pasi kanë triumfuar në sfidën më të rëndësishme ditës:
NGJITJEN NË MALIN E DAJTIT!
Përvec shpërblimit psikologjik të përmbushjes së kësaj sfide jo të vogël, pas ngjitjes ata do të angazhohen në një seri aktivitetesh si muzikë, sporte, yoga dhe lojra teambulding. Të dy komponentët ndryshëm të eventit vijnë me qëllimin për ti shërbyer trupit dhe mendjes, dhe do të ofrojnë një eksperiencë të veçantë të cilën ne presim ta kthejmë në një traditë të përvitshme.
JOIN
US
19 NËNTOR
NISJA ORA 07:00
LINZË
Intinerari
TIRANA SUMMIT ADVENTURE
INFORMACIONE PARAPRAKE PËR PJESËMARRËSIT
Çfarë duhet të kenë me vete pjesëmarrësit përpara se të fillojë udhëtimi:
• Këpucë të përshtatshme për Hiking • Çantë shpine ku do merrni paketën ushqimore • Ujë 1.5 l • Fruta të thata dhe çokollata